DEA nuk i bëson më politikës?/ Amerikanët kërkojnë ndihmë nga shqiptarët për të kapur kriminelët

DEA nuk i bëson më politikës?/ Amerikanët…

Një njoftim jo shumë i zakonshëm ka mbërritur nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, e cila njofton se DEA kërkon ndihmë nga shqiptarët. Administrata e Zbatimit të Drogës ka njoftuar nëpërmjet ambasadës së kërkon informacione për grupet kriminale në Shqipëri. Fokusi është te lufta kundër trafikantëve të drogës apo të pastrimit të parave nga droga.

Duket se struktura amerikane është e shqetësuar për sasinë e lartë të drogës që shpërndahet nga Shqipëria me destinacion Amerikën Latine, Anglinë apo edhe drejt Europës. Ky aktivitet kriminal dyshohet se ka ndikim edhe në lidhjet që grupet kriminale mund të kenë me politikën. Mesa duket DEA kërkon informacione më të sigurta seç mund t’i ketë servirur deri më tani Policia e Shtetit apo strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme.

Në kërkimin e informacioneve drejtpërdrejt nga shqiptarët dyshohet të jetë edhe mungesa e besimit te politika shqiptare. Rasti i ish-agjentit të FBI që shiti informacion te njerëz pranë qeverisë shqiptare, thyen besimin e amerikanëve ndaj politikës.

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në whatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët” – thuhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit