Debat mes pastorit dhe make-up artistit për LGBT: Pse të djeg ty, shqiptarët janë të prapambetur

Debat mes pastorit dhe make-up artistit për…

Pastori Akil Pano ka debatuar me make up artistin e njohur Dario Doko në Shqipëria Live në lidhje me debatin për Prindi 1 dhe Prindi 2.

Akil Pano ka bërë së fundmi një denoncim në faqen e tij në “Facebook”, ku publikoi një formular që u jepej prindërve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe e kopsht, e ku fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Ky formular u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në studio ishte vetë pastori, i cili tha se atë ia ka dërguar një gazetare.

“Më tha shiko se po shpërndahet ky formular në kopshtet e Tiranës. Nuk e nxora unë i pari, pasi e kishin nxjerrë edhe portale të tjera të mëdha.

Unë sigurisht që jam me familjen tradicionale, ruajtjen e familjes. Pashë një tension të madh popullor në komentet në postimin tim. 99 për qind që domeni i kujdesit të fëmijës dhe familjes”, tha Pano.

Ndërkohë në një lidhje “Skype” ishte make-up artisti, Dario Doko, i cili tha se ky formular “është super budallëk”.

“Është nxitje, në shqiptarët jemi pak të prapambetur, e na nxisin me këtë”, tha ai, i cili ishte kundër termave “prindi 1” dhe “prindi 2”. Këtu ndërhyri menjëherë pastori, i cili tha se “ç’është kjo mani për të thënë kështu për shqiptarët”.

“Pse të djeg, meqenëse ty të djeg edhe ti je i prapambetur. Thashë për shumicën”, shtoi make-up artisti, të cilit Pano iu kundërpërgjigj: “Duke e cilësuar si injorant, nuk i jep dinjitet as vetes e askujt”.

“Unë thashë shumica janë të prapambetur, ty nuk ka pse të djegë. U keqkuptua gjëja se vetë jam shqiptar e jam krenar. E pashë se ishte një nxitje që shqiptarët të urrejnë më shumë komunitetin LGBT”, ndërhyri Doko.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit