Debate brenda PD, Basha u heq fjalën Vokshit dhe Spahos

Debate brenda PD, Basha u heq fjalën…

Debate të tjera janë zhvilluar brenda PD. Kreu i PD Lulzim Basha u ka hequr fjalën kritikëve të tij.

Pak ditë më parë ai “goditi” edhe Albana Vokshin. Sot ai i ka ndërprerë fjalën Vokshit dhe Edmond Spahos.

Duke mos i përjashtuar dot, Basha ka vendosur që ata të mos lejohen të flasin gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Kur ata kanë kërkuar që të flasin Basha ka mbyllur mbledhjen duke u larguar.

Deputetja Albana Vokshi është shprehur se: Kryetari e mbylli mbledhjen dhe nuk la asnjë diskutim, unë distancohen nga deklaratat e djeshme të Bashës.

Edhe deputeti Edmond Spaho nuk është lejuar që të flasë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Sapo Spaho ka nisur fjalën e tij,  Basha e ka mbyllur mbledhjen, duke i kërkuar që ta takoj në zyrë për të biseduar.

Por Spaho nuk ka pranuar dhe është larguar nga selia blu.

Spaho e ka kërkuar fjalën për të diskutuar në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit