Debate ne grupin e PS, Braçe, Fino dhe Braho: Pse u pranua emri i Arben Shehut për KLSH?

Debate ne grupin e PS, Braçe, Fino…

Pavarësisht se emri i Arben Shehut për drejtimin e KLSH kaloi në Komisionin e Ekonomisë edhe me votat e socialistëve të martën, kjo çështje nuk është futur në rend dite në seancë plenare.

Prej një ore PS vijon mbledhje grupi në ambientet e parlamentit pasi disa nga deputetët kanë kërkuar sqarime për emrin e Arben Shehut.

Ka qenë zv/kryeministri Erjon Braçe dhe deputetët Bashkim Fino e Spartak Braho të cilët kanë shprehur kritika për emrin e Arben Shehut në krye të KLSH. Ata kanë kërkuar llogari pse u pranua ky kandidat.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave të martën (23 qershor) kandidaturën e Arben Shehut me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 votë abstenim.

Dukej sikur ngërçi i krijuar prej më shumë se një viti për zgjedhjen e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit po shkonte drejt zgjidhjes.

Pas tre emrave të propozuar prej presidentit dhe të rrëzuar nga Parlamenti i Shqipërisë, Arben Shehu duket se ishte emëruesi i përbashkët por kjo kandidaturë ka shkaktuar debate brenda grupit PS.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit