Debati mes SHBA-së dhe Kinës për Covid-19, Trump flet me bindje: Virusi ka dalë nga dora e…

Debati mes SHBA-së dhe Kinës për Covid-19,…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka vijuar akuzat duke e vazhduar debatin me Kinën në lidhje me përhapjen e koronavirusit në botë.

Prej disa ditësh Shtëpia e Bardhë dhe vendi Aziatik kanë qenë në një debat të vazhdueshëm për këtë temë me akuza dhe kundërpërgjigje.

Kur koronavirusi filloi që të përhapej si fillim në Kinë, shkencëtarët dhe shumë ekspertë ngritën dyshimet se ky virus mund të jetë i prodhuar në laborator.

Por pas dy muajsh, kur u bë një vlerësim të situatës, një gjë e tillë u hodh poshtë, ashtu siç u përjashtua edhe mundësia se Covid-19 u përhap nga një treg ku shiteshin kafshë në Kinë.

Megjithatë, teoritë e konspiracionit sot vijojnë ende. Por presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar me bindje të plotë se korona është e krijuar në Wuhan, pikërisht në një laborator.

Gjatë një konference me disa gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet nëse kishte parë ndonjë element të fortë që e vërtetonte një gjë të tillë, ai u përgjigj se ka parë dhe është se krijimi i këtij virusi është bërë nga dora e njeriut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit