Debati për targat, Kurti i prerë: Ose t’i mbajnë të dy vendet, ose t’i heqin!

Debati për targat, Kurti i prerë: Ose…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është i vendosur për reciprocitetin e targave. Ai shprehet se të dyja vendet duhet të trajtohet njësoj. Nëse Serbia vepron në një mënyrë për Kosovën, pra që nuk i lejon të hyjnë ne territor serb me targa të Kosovës, atëherë thotë Kurti edhe Serbia duhet të veprojë njësoj kur të hyjë në territor serb.

Ai ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.

Në këtë takim Kurti ka bërë të qartë qëndrimin e tij lidhur me reciproritetin e targave, duke thënë se duhet t’i mbajnë të dy vendet, ose në të kundërt të hiqen si nga Kosova, ashtu edhe Serbia.

Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia, theksoi kryeministri Kurti. Ai i njoftoi ambasadorët edhe për bisedën telefonike që ka pasur mbrëmë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrell”, thuhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit