Debati për targat, Qeveria e Kosovës lëshon 6,375 targa të përkohshme për serbët

Debati për targat, Qeveria e Kosovës lëshon…

Ministria e Punëve të Brendshme  në Kosovë njoftoi se që nga e hëna kur edhe u vendos reciprociteti me Serbinë sa i përket targave të automjeteve e deri më sot, ka administruar mbi 6 mijë targa të përkohshme.

“Gjatë periudhës 20 – 22  Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.”

Sipas statistikave nga MPB, në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë lëshuar 1,616 targa të përkohshme, në Merdar 1309, në Jarinje 13, në Bërnjak 11 e kështu me radhë. Kujtojmë se policia e Kosovës po vazhdon të qëndroj në pikat kufitare 1  dhe 31 në Jarinje dhe Bërnjakë, pasi që qytetarët serbë edhe sot po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët në këto pika.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit