Debati për targat, Vuçiç kërkon ndërhyrjen e BE-së

Debati për targat, Vuçiç kërkon ndërhyrjen e…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me debatin e targave, nismë e marrë nga qeveria Kurti për reciprocitetin mes vendeve. Presidenti serb ka kërkuar ndërhyrjen e BE-së dhe tërheqjen e trupave nga veriu i Kosovës.

Fillimisht Vuçiç tha se ai mori një propozim për zgjidhjen e situatës në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak dje, por e refuzoi atë propozim, duke e quajtur poshtërues për Serbinë.

Këto deklarata presidenti serb i bëri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd. 

Diskutuam për situatën në Kosovë e Metohi, veçanërisht pas aksionit kriminal të Prishtinës dhe inkursionit të gjashtë në veri të Kosovës dhe Metohisë, me përdorimin e automjeteve të blinduara, armëve të gjata dhe ngacmime të qytetarëve”, tha Vuçiç.

Ne kemi arritur në përfundime, Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë dhe Metohi. Deklaratat në të cilat ata na barazojnë dhe thonë se të dy vendet janë fajtore, janë të papërshtatshme. Unë e refuzova sepse nuk është kompromis dhe sepse e kthen Serbinë prapa. Shkurt – është një zgjidhje që përmban 70% të asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin, në mënyrë që të harrohej kjo”, shtoi presidenti serb.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit