Debatuan rëndë, 40-vjeçari shqiptar vret gruan e tij duke e mbytur me duar

Debatuan rëndë, 40-vjeçari shqiptar vret gruan e…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Blaxioti, Lakonia. Sipas ertnews.gr, një shqiptar 40-vjeçar ka mbytur me duart e tij bashkëshorten 36-vjeçe. Pas ngjarjes së rëndë, autori ka njoftuar policinë dhe i ka treguar se me gruan ka pasur një zënkë dhe më pas e ka mbytur. Çifti kishte edhe dy fëmijë, teksa në 11 muajt e fundit në Greqi, kjo është vrasja e 15 e një gruaje nga burri i saj. Viktima është gjetur e pajetë në shtëpi nga policia, ndërsa edhe mjekët shprehen se vdekja e së ndjerës ka ardhur nga burri i saj e cila e ka mbytur duke i vënë duart në fyt. 40-vjeccari është arrestuar, teksa hetimet vijojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit