Debatuan rëndë, babai vret vajzën në ditëlindjen e saj

Debatuan rëndë, babai vret vajzën në ditëlindjen…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Padova të Italisë. Mësohet se shtetasi 88-vjeçar, i identifikuar si Stellio Cerqueni ka qëlluar me armë zjarri të bijën e tij, e cila për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë. Dorjana Cerqueni është viktima e ngjarjes, ndërsa u vra në 60 vjetorin e saj të lindjes. Viktima u gjet e shtrirë në asfaltin përpara shtëpisë së saj në Sarmeola di Rubano pranë Padovës.

Shkak i këtij vendimi ekstrem nga babai i viktimës, mësohet të ketë qenë një debat mes tyre. Tragjedia ka ndodhur ditën e premte më 17 shtator, ndërsa disa fqinjë dhe të afërm që kishin shkuar për të uruar të ndjerën në ditëlindje, kanë dhënë dëshmitë e tyre pas ngjarjes. Viktima dhe autori nuk jetonin bashkë, babai i Dorjanës jetonte në Monfalcone (Gorizia) dhe kishte shkuar në shtëpinë e vajzës për ditëlindje por debati ka bërë që ai të nxjerrë armën dhe të qëllojë mbi vajzën e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit