Defekt në mjet, merr flakë kamioni në Tiranë

Defekt në mjet, merr flakë kamioni në…

Një kamion është përfshirë nga flakët. Ngjatja ka ndodhur në Tiranë tek Pallati me Shilgjeta. Mësohet se ka patur vetëm dëme materiale.

Në video shihet se kamioni ka qenë në lëvizje. Sipas policisë, zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Si pasojë e aksidentit janë krijuar rradhë të gjata kilometrike me makina.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 08.11.2022, në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O. K.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit