Defekt në sistem/“Paralizohet” lëvizja në Kapshticë, dhjetëra makina në radhë 

Defekt në sistem/“Paralizohet” lëvizja në Kapshticë, dhjetëra…

Radhë të gjata  dhe  qytetarët me fëmijë të vegjël që presin me orë të tëra, Kjo është situata në ditën e sotme në Doganën e Kapshticës.  

Momentalisht janë mbi 50 automjete në radhë. Asnjë komunikim nuk u është bërë udhëtarëve se pse ka ardhur kjo ndalesë. 

Bëhet me dije se shkak për këtë situatë është bërë një defekt në sistemin e doganës greke. Ndërkohë edhe dogana shqiptare punon me shkëputje, pasi prej më shumë se një javë po ndërhyhet në sistemin e të dhënave.   

Qytetarët bëjnë me dije se askush nuk i ka informuar për këtë problem, ndërkohë që ta po presin në radhë prej më shumë se 3 orësh.  Ata ankohen se kjo situatë përsëritet shpesh dhe kështu po iu rrezikojnë vendet e punës. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit