Defekt në sistemin “Autopilot”, Tesla tërheq mbrapsht 2 milionë makina

Defekt në sistemin “Autopilot”, Tesla tërheq mbrapsht…

Tesla ka njoftuar kthimin e dy milionë veturave të saj në SHBA pasi rregullatorët vendas gjetën një defekt në sistemin e saj të drejtimit të asistuar.

Një hetim dy-vjeçar mbi disa aksidente të pashpjeguara të modelit të kompanisë së zotëruar nga Elon Musk, zbuloi se ato kishin ndodhur gjatë drejtimit me opsionin ‘Autopilot’ të vetëpilotimit, shkruan rrjeti BBC.

Rikthimet përfshijnë thuajse të gjitha makinat që Tesla ka shitur në SHBA, që prej nisjes së opsionit në vitin 2015.

Kompania tha se do të bëjë një “përditësim të programit” në distancë për të riparuar çështjen.

Ndryshimi do të ndodhë automatikisht dhe të zotët nuk janë të detyruar të vizitojnë dyqanet e Tesla apo garazhet e riparimit, por përsëri është quajtur nga “kthim mbrapsht” nga agjencitë rregullatore.

Sistemi Autopilot supozohet të ndihmojë me lëvizjet e timonit, shtimin e shpejtësisë dhe frenimit – por megjithë emrin e tij ‘automatik’, përsëri ka nevojë për komandat e shoferit.

Si pjesë e çështjes është thirrur “një hetim dy-vjeçar”, pas rishikimit të 956 aksidenteve në kohën kur Autopilot besohet se ishte i aktivizuar.

Zyrtarët pranonin se sistemi “mund të mos jetë i mjaftueshëm për të parandaluar gabimet ose keq-drejtimin nga shoferi”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit