Defekti në Instagram vë në panik “influencerët” e famshëm, u zhduken aksidentalisht pëlqimet

Defekti në Instagram vë në panik “influencerët”…

‘Influencerat’ e famshëm në Instagram i zuri paniku pasi një defekt teknik në Instagram fshehu ‘pëlqimet’ nga postimet e shumë përdoruesve, në atë që platforma e quajti një ‘e metë, ndërsa po eksperimenton.

Ndërsa Instagram sqaroi se lëvizja ishte një gabim – duke thënë se ishte ‘duke provuar një përvojë të re për të fshehur pëlqimet në postimet e Feed’, por që ‘pa qëllim fshiu edhe pëlqimet e tjera’ për shkak të një ‘mete’ – rrjetet e tjera sociale shoërthyen nga kritikat e pakënaqësitë e përdoruesve, sidomos atyre të famshëm.

Instagram ka kohë që eksperimenton për dërgimin e pëlqimeve të publikut që nga viti 2019, duke u përqendruar në një numër vendesh si Kanadaja, Australia, Brazili, Irlanda, Italia, Japonia, Zelanda e Re e SHBA-ja.

CEO-ja Adam Mosseri shpjegoi se lëvizje kishte për qëllim të përmirësonte mirëqenien emocionale dhe vetëvlerësimin e përdoruesve, veçanërisht atyre më të rinj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit