Degjeneron në përplasje protesta te Sheshi Skënderbej, policia shoqëron me dhunë qytetarët, i tërheq zvarrë

Degjeneron në përplasje protesta te Sheshi Skënderbej,…

Ka degjeneruar në dhunë protesta e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej, ku punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët. Të paktën 3 prej protestuesve janë shoqëruar me forcë nga ana e policisë, ndërkohë që policia ka këshilluar dhe ambientalistin Sazan Guri të respektojë rregullat e vendosura nga qeveria.

Qytetarët ishin duke respektuar dhe distancën prej dy metrash në protestën e tyre, por kjo nuk është marrë parasysh nga ana e policisë, që ka ndërhyrë për ti shpërndarë.

Mes personave të shoqëruar është dhe studenti Klajdi Bello, i cili ka qenë një nga organizatorët e protestave të studentëve.

Nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Fax News Bello është tërhequr gati zvarrë për disa metra për tu shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë dhe të paktën 2 të tjerë janë futur me dhùnë në makinat e policisë, ndërsa është shoqëruar nga unofromat blu dhe avokati Zaçe Islami, i njohur së fundmi dhe për qëndrimet e tij kontraverse mbi ekzistencën e një virusi të tillë vdekjeprurës.

Dhjetëra qytetarë kanë dalë sot në sheshin Skënderbej për të protestuar mbi masat kufizuese që ka vednosur qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së COVID 19. Sipas tyre vendi ynë po rrëshqet në diktaturë dhe se Shqipëria duhet të nisë hapjen dhe të mos shkelë më të drejtat e individit.

Pas ndërhyrjes së policisë, protesta është shpërndarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit