Degradon situata: Musliu gjuan me shishen e ujit ministrin Peci, e quan rrugaç

Degradon situata: Musliu gjuan me shishen e…

Ndash gjuni më ujë e ndash më plumba,  nuk ka birë nenë që e ndal Faton Peci”, ka thënë  Ministri i Bujqësisë, Faton Peci pas hedhjes më ujë nga deputetja Ganimete Musliu.

Konflikti nisi në momentin kur Ministri Peci po raportonte para komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, për çështjen e subvencioneve.

Ti përfaqëson më gjuhen e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka deklaruar Peci.

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç ministrin, Faton Peci, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komision.

“Ti je rrugaç”, u shpreh ajo teksa e ka gjuajtur me ujë në drejtim të ministrit.

Kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet menjëherë. Krejt kjo erdhi pas akuzave që Ministrit Peci i bëri në drejtim të deputetes Musliu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit