Dehën dhe përdhunuan në makinë një vajzë, arrestohen dy shqiptarët

Dehën dhe përdhunuan në makinë një vajzë,…

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës së 19 nëntorit të kaluar, Policia e Shtetit të Sienës ka kryer dy masa kufizuese, për krime të dhunës seksuale në grup ndaj dy shtetasve shqiptarë, S.M 22 vjeç dhe H.O 32 vjeç.

Sipas mediave italiane, pas arrestimit, dy shqiptarët u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena, në pritje të arrestit shtëpiak në shtëpitë e tyre, me aplikimin e byzylykut elektronik.

Nga hetimet e kryera rezultoi se, pas një nate të kaluar në një klub të njohur në Valdelsa, mes konsumimit të drogës dhe alkoolit, disa muaj më parë, duke përfituar nga gjendjen e saj të dehur, vajza e re dyshohet se ka pësuar dhunë seksuale brenda në makinë, e parkuar jo shumë larg hyrjes së klubit. 

Vajza, pas dhunës së pësuar, është shoqëruar nga vetë përdhunuesit pranë shtëpisë së saj dhe është lënë aty në kushte jo të mira psikofizike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit