Deklarata bombë e Musk/ “Soros e urren njerëzimin, po e shkatërron duke ndikuar në zgjedhje dhe drejtësi”

Deklarata bombë e Musk/ “Soros e urren…

Miliarderi Elon Musk ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka thënë se  George Soros e urren njerëzimin. Musk tha se Soros po e gërryen strukturën e qytetërimit, duke zgjedhur prokurorë që refuzojnë të luftojnë krimin. Por jo vetëm kaq, miliarderi thotë se filantropi po ndërhyn edhe duke manipuluar proceset zgjedhore. I pyetur nëse e bën këtë gjë vetëm në SHBA, Musk tha se kjo ndodh në mbarë botën.

E një ndikim të tillë, fondacioni Soros e ka shtrirë edhe në vendin tonë. Në fillim George, e më pas djali i tij Alex, kanë ndërhyrë në disa procese në Shqipëri, duke diktuar si zgjedhjet, ashtu edhe sistemin e drejtësië.

Vizitat e tyre në Shqipëri ku janë pritur nga kryeministri Edi Rama edhe Erion Veliaj, kanë qenë të shpeshta, duka ja u servirur shqiptarëve si takime për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Mik të shtrenjtë e kanë quajtur Rama e Veliaj Sorosin, e që duket se është vetëm i pushtetarëve tanë, jo i shqiptarëve.

Shpopullimi i vendit po rritet çdo ditë e më shumë, aq sa duket se kjo lloj politike është e qëllimshme dhe me ndikim nga Sorosi.

Nëse paralelisht hedhim syte edhe nga sistemi i drejtësisë, shohim qartazi përfshirjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në afera të ndryshme me të “fortët”, amnistia që u bëhet emrave të përveçëm nga afera të ndryshme dhe rrënimi çdo ditë e më shumë i vendit tonë.

Ndikimi i Sorosit në gjithë këto vite ka dhënë ndikimet e veta, aq sa nuk e dimë se çfarë na pret në vijim nga “urryesi injerëzimit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit