Deklarata ‘bombë’ u humbi pikë, popullariteti i Princit Harry dhe Meghan Markle në ‘dysheme’!

Deklarata ‘bombë’ u humbi pikë, popullariteti i…

Çifti më i komentuar, Harry dhe Meghan Markle po përballet me disfata, teksa sipas një sondazhi, popullariteti i dyshes ka rënë në nivelet më të ulëta. Kjo është ndikuar nga intervista për Oprah Winfrey, që bëri bujë gjithandej dhe nga mungesa e Meghan në funeralin e të ndjerit, Princit Philip. Në intervistë, Harry dhe Meghan Markle akuzonin familjen mbretërore për racizëm.

Që pas këtyre deklaratave bombë, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij nuk kanë mundur që të rifitonin zemrat publikut britanik. Popullariteti i çiftit u ul akoma dhe më shumë pas funeralit të Dukës së Edinburgut më 17 prill, pasi Meghan nuk mori pjesë në funeral. Ndërkohë sipas sondazhit, Mbretëresha Elizabeth ka forcuar pozicionin e saj, duke mos harruar edhe Princin William e Kate Middleton.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit