Deklarata e bujshme e ish-ndihmësit të Murinjos: Ja pse Mesi mund të transferohet te Interi

Deklarata e bujshme e ish-ndihmësit të Murinjos:…

Një deklaratë e bujshme e ndihmësit të Murinjos, Zhoze Morais është duke bërë xhiron e internetit të mediat e huaja. Në një prononcim për “Mundo Deportivo”, 54-vjeçari portugez ka deklaruar se e sheh të ardhmen e yllit argjentinas Lionel Mesi te zikaltrit e Interit.

Sipas Morais, “Pleshti”, do të transferohet te klubi italian për shkak të pranisë së Zanetit. Ai e konsideron ish-kapitenin e Interit, si një magnet për futbollistët argjentinas.

85a1d4ef-6cf8-43df-bb30-61bb59504e06

“Unë mendoj se është e mundur, që Mesi të shkojë tek Interi. Kjo për shkak të pranisë së Zaneti. Havieri është si një magnet për futbollistët argjentinas. Dhe për një argjentinas, të luash me Interin është si të jesh në shtëpi. Të gjithë argjentinasit që shkuan tek Interi ishin lojtarë të jashtëzakonshëm dhe bënë historinë e tyre dhe të klubit”, u shpreh 54-vjeçari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit