Deklarata e bujshme e mjekut Solis: Thërrisnim ujku, ujku... Por tani ka ardhur ujku i vërtetë!

Deklarata e bujshme e mjekut Solis: Thërrisnim…

Mjeku i njohur, Leonard Solis, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin Ëake Up.

Ish-ministri i Shëndetësisë shprehet se ‘faj’ për përhapjen e shpejtë dhe në masë të virusit, kanë edhe sjelljet e këqija të njerëzve.

Gjithashtu, Solis godet edhe kryeministrin Edi Rama, për faktin që dilte më shumë të fliste në fazën e fillimit të pandemisë në Shqipëri, në një kohë që ekspertëve dhe shkencëtarëve u kishte vënë maskën në gojë.

Solis thekson se ndërsa bërtisnim ‘ujku ujku’ në muajin mars, ujku i vërtetë ka ardhur tani dhe, virusi po përhapet tmerrësisht shumë.

Pjesë nga deklarata e mjekut Leonard Solis

Ne jemi njerëz të nxehtë, bërtasim shumë, pështyjmë shumë, teshtijmë shumë, tregojmë barcaleta dhe një barcaletë e treguar bukur kur ke 5 veta që të dëgjojnë me gojë hapur ua ke ngjitur ndërkohë virusin të 5-ëve.

I kemi këto sjellje të këqija; grumbullime në pishina, grumbullime në bllok. Ne kemi qenë një sustë e tendosur, nuk e kuptuam se nuk ishin thjesht 3 muaj, ndaj u lodhëm shpejt.

U ekzagjerua paksa me shtrëngimin dhe mbylljen e jashtëzakonshme në fazën e fillimit ku thoshim ujku, ujku por ujku nuk erdhi dhe tani që ujku ka ardhur, jemi realisht në një situatë që po rëndohet, gjithnjë e më tepër.

Unë shikoj çdo ditë mushkëri të ngarkuara, gjithmonë e më tepër ka teste pozitive; virusi po vjen si ai orteku i dëborës që në fillim e bën hapin më të vogël e pastaj rrugës më të madh dhe po bën një lëvizje njëtrajtësisht të nxituar, duke bërë të mundur bllokimin dhe mbytjen e sistemit shëndetësor.

Ndaj secili duhet të kujdeset për veten që të kujdesemi edhe për të tjerët.

Ne bëmë një abuzim të tmerrshëm në fazën e parë të pandemisë. Shija më e hidhur që unë kam nga COVID, më ka ngelur kryeministri, kur mora gruan time në telefon dhe dëgjoj: “Alo Edi jam. Lani duart…”.

Kompanitë multinacionale e kanë të ndaluar ndërhyrjen në politike dhe korruptimin nga politika.

Nuk mundet një kryeministër, që kur merr fëmijën tënd në telefon të të dalë e të thotë: “Alo Edi jam. Lani duart”.

Këto lloj abuzime në fillim të fazës së pandemisë e tkurrën popullin e bënë mosbesues.

Duhet të flasë Instituti i Shëndetit Publik që ka shkencëtarë shumë të mirë, të  cilët janë përballur me epidemi, por atyre ju kanë vënë maskën për t’ju mbyllur gojën.

Duhet të flasin ata dhe jo diletantët. Kudo ka diletantë të cilët flasin e politizojnë dhe kështu humbet besimi i popullit. Duhet të flasin shkencëtarët”- tha Solis.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit