Deklarata e fòrtë e mjekut: Kemi të paktën 1000 raste ditore me COVID

Deklarata e fòrtë e mjekut: Kemi të…

Erion Dasho, specialist i shëndetit publik, thotë se në vend janë shumë më shumë raste të reja ditore me COVID-19 se sa raportohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, ka të paktën 1000 raste ditore me koronavirus. “Duke parë numrin e vdèkjève, 4-5 víktímá në ditë, që është një shifër që nuk mund të fshihet, kam përllogaritur se numri i personave të infektuar ka qenë të paktën 1000 persona në ditë. Ne kemi raportuar për një maksimum prej 154 personash të prekur në ditë dhe kjo tregon që ne arrijmë të kapim vetëm 10% të personave të infektuar në popullatë. Që të kapim vetëm 10% të rasteve dhe të këmbëngulim se numri i testeve që bëjmë është i mjaftueshëm, për mua kjo tregon mungesë dëshire për të njohur situatën dhe një mangësi të madhe në testime. Jemi vendi i fundit në Evropë përsa i përket testimeve”, tha Dasho, në një lidhje direkte me televizionin “A2”.

“Kanë kaluar gati 8 muaj nga nisja e pandemisë, të gjitha vendet i kanë rritur kapacitetet testuese në mënyrë eksponenciale. Ndërsa Shqipëria, me justifikime nga më të çuditshmet, ka refuzuar të shtojë numrin e testimeve. Nuk e kontrollon dot Covidin pa testime. Testimet të lejojnë të dallosh ku i ke vatrat”, shtoi Dasho.

Sipas tij, “duhet të testojmë 2000-5000 persona në ditë”, por jo vetëm kaq. Dasho thekson se ka disa aspekte ku vendi ynë po çalon: “Te ne çalon edhe gjurmimi i rasteve. Vendet e tjera gjurmojnë me metoda digjitale, ndërsa ne gjurmojmë si në shekullin XIX. Bëhet fjalë për mungesë vizioni dhe organizimi, pasi kapacitetet janë. Në fund, lë për të dëshiruar edhe trajtimi. Mjeku i familjes ka hyrë shumë vonë në lojë, janë të ekspozuar ndaj virusit, sepse nuk janë riorientuar sistemet shëndetësore. Na çalon trajtimi te mjeku i familjes dhe nëpër spitale rajonale”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit