Deklarata e fortë e analistit: Basha largohet vetëm po dha dorëheqjen, nëse e sfidojnë do përsëritet historia e Olldashit

Deklarata e fortë e analistit: Basha largohet…

Analisti Arjan Curri është shprehur mbrëmjen e sotme se Lulzim Basham und të largohet nga Partia Demokratike vetëm nëse jep dorëheqjen.

Ai tha në MCNTV se kushdo që do e sfidonte Bashën, do të dilte pas zgjedhjeve dhe do të bëntë të njëjtën deklaratë si i ndjerri Sokoll Olldashi, i cili akuzoi se procesi i votimit ishte i cënuar.

“Do dali x në proces dhe mund të thotë atë që tha i ndjeri që ‘procesi është i cënuar’. Olldashi. Ai që e sfidoi njëherë. Kjo histori mund të përsëritet. Atëherë kjo s’ka vlerë. Normalisht që nuk do doja të ishte kështu.

Jozefina nuk e bën dot rivalin e Bashës, Genc Ruli nuk e di, por a janë këta më të rëndësishëm se Basha? Luli nuk e lë partinë. Ka mënyra për t’ia mbushur mëndjen? Unë mendoj se vetëm po iku vetë”, tha Curri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit