Deklarata e fortë/ Përplasje bandash në Vlorë, për t'i dhënë Edi Ramës bregdetin e Jalit

Deklarata e fortë/ Përplasje bandash në Vlorë,…

Ish-deputetja e PD-së, Nada Meçorapaj ka reaguar në lidhje me dorëheqjet e njëpasnjëshme të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se dorëheqja e gjashtë është dëshmia e pakundërshtueshme se vendi qeveriset nga një bandë, që sicv shton ish-deputetja, bën luftë me bandat e tjera për të marrë bregdetin e Jalit.

“Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera. Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave. Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese. As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit.”-shkruan ish-deputetja e PD.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit