Deklarata e Xhelal Mziut, reagon Yuri Kim: Më vjen mirë që shoh ndjesë të qartë, koha e grupeve të armatosura ka marrë fund

Deklarata e Xhelal Mziut, reagon Yuri Kim:…

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, ka përshëndetur ndjesën e Xhelal Mziut nga Dibra, pas deklaratës së tij, se kushdo person që prek votën e priste fati i Pjerin Xhuvanit, që u vra në Elbasan. Kim thotë se ndihet mirë kur dëgjon ndjesën e Mziut, dhe shton se koha e grupeve të armatosura për mbrojtjen e votës është një akt që i takon së shkuarës.

Kim shprehet se ajo që ndodhi në Elbasan, as nuk mund të justifikohet deh as nuk mund të përsëritet më. Ambasaorja thotë se të gjitha veprimet e të shkuarës shqiptarët duhet që ti refuzojnë, në mënyrë që të mund të ecin përpara. Edhe dje në një deklaratë, Kim përshëndeti Ramën dhe Bashën për qëndrimet që mbajtën pas përplasjeve me armë në Elbasan, dhe kërkoi nga qytetarët shqiptarë që të votojnë të lirë të dielën.

Yuri Kim:

Më vjen mirë për ndjesën e qartë që pashë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar Elbasanit këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë copën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – e kaluara e shëmtuar që të gjithë ne duhet ta refuzojmë.

I pari i listës së Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu u ka kërkuar ndjesë të gjithë shqiptarëve pas deklaratës së tij se kushdo që blen votën e qytetarëve do të pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan. Mziu thotë se komenti i tij ishte i panevojshëm, dhe rrjedhojë e emocioneve të forta të momentit.

DEKLARATË E KANDIDATIT TË PD PËR DIBRËN, XHELAL MZIU

Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.

“Kemi ngritur grupet e gatshme nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”, u shpreh Mziu përpara mbështetësve të tij gjatë ditës së djeshme.

Dhjetra simpatizantë të PD-së dhe të LSI-së në Dibër, ndaluan dje një mjet ku udhëtonin dy punonjës të Bashkisë, që kishin me vete rreth 5 milionë lekë, të cilat do ti shpërndanin për blerjen e votave, pasi në makinë iu gjet dhe një listë me emrat e qytetarëve.

Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për këtë ngjarje, ndërkohë që sipas PD-së vota duhet mbrojtur me çdo kusht, sa kohë që Policia është bërë palë me pushtetin.

Faxweb.al)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit