Deklarata që tronditi Mbretëreshën/ Publikohet e-maili që Markle i dërgoi Pallatit Mbretëror!

Deklarata që tronditi Mbretëreshën/ Publikohet e-maili që…

Pas deklaratave bombë të Meghan Markle, kanë ardhur reagime të shumta nga familja mbretërore, nga të afërmit e Markle, teksa së fundi ka reaguar edhe shoqja e ngushtë e Dukeshës, Janina Gavankar. Përmes një emisioni televiziv, Janina foli rreth të vërtetave që fshihen pas deklaratave të Markle, ndërsa mbështeti tërësisht deklaratën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Gavankar tha se tashmë ata janë të lirë dhe se gjërat pas largimit nga pallati mbretëror janë më ndryshe.

Aktorja deklaroi se ekzistojnë “E-mail-e dhe tekste” që vërtetojnë se familja mbretërore e ka trajtuar Meghan Markle njësoj siç ajo deklaroi në intervistën për ‘Oprah’. Kujtojmë se gjatë intervistës, Meghan nuk la pa përmendur edhe kunatën e saj, Kate Middleton. Markle u shpreh se pallati mbretëror refuzoi të korrigjonte historinë e rreme se ajo e kishte bërë Kate të qante para dasmës me Princ Harry-n. Sipas saj, ka qenë Kate ajo që e kishte bërë këtë gjë kundrejt Meghan, shkruan “Harper’s Bazaar”. “Ishte Kate ajo që më bëri mua të qaj. Madje edhe më kërkoi falje më pas”, rrëfeu Dukesha e Sussex”.

“Harper’s Bazaar” pretendon se ka siguruar një e-mail që Meghan i ka dërguar njërës prej ndihmëseve të saj dhe në të shprehet se familja mbretërore nuk bëri asgjë për të ndalur thashethemet për situatën e saj me Kate. Kur pallati i Kensington-it i kërkoi Meghan dhe Harry-it të firmosnin një deklaratë që thoshte se princ William nuk e ka bullizuar kurrë çiftin para se ata të hiqnin dorë nga titujt mbretërorë, Meghan iu përgjigj me këtë e-mail:

Në një pjesë të E-mail shkruhej:

Meqë po flasim për të tilla deklarata atje jashtë, ndoshta pallati mbretëror mund të tregohet i drejtë rreth meje dhe të thotë se nuk e bëra Kate-in për të qarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit