Deklarata shokuese e shkrimtares shqiptare: Alienët kanë ndërhyrë në ADN e njeriut para 200 mijë vitesh!

Deklarata shokuese e shkrimtares shqiptare: Alienët kanë…

Teoritë e konspiracionit nuk kanë fund dhe e tillë është edhe kjo e Eva Brinja-s, e cila pretendon se alienët kanë ndërhyrë në ADN e njeriut 200 mijë vjet përpara. 

Autorja e librit “Tezat”, e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ka thënë se sipas saj shoqëria njerëzore tani ka hyrë në një periudhë që në mënyrë të vetëdijshme po integrohet me kozmosin.

Vitin e kaluar, një nga laboratorët që është universitar në Amerikë dhe punon me fondet e shtetit amerikan, kanë zbuluar që ndërhyrja e fundit në ADN-në e njeriut është 200 mijë vjet përpara. Alienët kanë ndërhyrë në trupin e njeriut. Dmth shoqëria njerëzore ka hyrë tani në një periudhë që në mënyrë të vetëdijshme po integrohet me kozmosin. Në kuptimin që jemi të vetëdijshëm se çfarë është jashtë tokës, janë të pranishëm, janë duke na vëzhguar, ky është një moment integrimi në mënyrë të vetëdijshme. Ne jemi pjesë e tyre. Kjo është historia. Prandaj edhe librin “Tezat” unë e kam nisur nga artifaktet”, tha ndër të tjera Brinja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit