Deklaroi se i shpërtheu bombula e gazit, por në banesë iu gjet...

Deklaroi se i shpërtheu bombula e gazit,…

Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e djeshme në Shkodër, ku mbeti i plagosur 52-vjeçar Sait Fikaj.

Mesohet se ai ka dhënë një dëshmi të rreme, pasi deklaroi se kishte shpërthyer bombula e gazit.

Gjatë kontrollit në banesën e Fikajt, policia ka gjetur kapsolle detonatore, të cilat dyshohen të kenë plasur.

Gjithashtu, blutë kanë gjetur edhe 175 fidanë kanabis.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Shtrenjtë e Shkodrës.

Fikaj mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit