Del biseda/ Albawings mashtron qytetarin, iu anulua fluturimi, por nuk i kthejnë lekët

Del biseda/ Albawings mashtron qytetarin, iu anulua…

Denoncimi i një qytetari që ka mbërritur në redaksinë e Gazetaatdheu.com, tregon abuzimin e kompanive të fluturimeve. Qytetari në fjalë, shprehet se më datën 22 maj, ka rezervuar një biletë avioni me kompaninë ‘Albawings’, me nisje nga Rinasi më 18 Qershor dhe destinacion Frankfurtin.

Në bisedën me kompaninë, e publikuar nga vetë qytetari, duket se ka pyetur agjencinë e udhëtimit në lidhje me fluturimin e tij, por ata nuk i kanë kthyer përgjigje. Madje, ai iu kërkon kthimin e parave të biletës, por asnjë përgjigje….

Qytetari shprehet se ka paguar 120€ biletën e avionit, e për këtë kërkon kthim të parave pasi fluturimi është anuluar. Por sërish nuk ka asnjë njoftim nga kompania ‘Albawings’ dhe agjencia tek e cila ka prerë biletën.

Siç kuptohet më tej në bisedë, qytetari i thotë agjencisë së udhëtimit, se ka 1 muaj që pret kthimin e parave, duke shtuar se kishte besim tek ata.

Më tej, qytetari thotë se do të kërkojë të drejtën e tij kudo, por duket se nuk ka gjetur zgjidhje, veç denoncimit pranë redaksisë së Gazetaatdheu.com.

Në rastet e anulimit apo shtyrjes së fluturimeve, kompania ka detyrim që të njoftojë klientët, ndërkohë që qytetari shprehet se kjo nuk ka ndodhur në asnjë rast. Madje, jo vetëm që njoftimi mungon, por kompania, në mënyrë aspak etike, injoron të gjitha mesazhet e tij.

Kujtojmë se fluturimet në vendin tonë janë ndërprerë që prej Marsit për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa janë rikthyer së fundmi.

Për në datën 18 Qershor, kur edhe qytetari kishte prerë biletën për të fluturuar drejt Gjermanisë, sipas njoftimit të aeroportit të Rinasit, nuk kishte asnjë fluturim të kompanisë ‘Albawings’ drejt Frankfurtit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit