Del në ankand peceta me të cilën Messi fshiu lotët gjatë largimit nga Barcelona

Del në ankand peceta me të cilën…

Në momentin ku Messi lajmëroi se do të largohej nga ekipi i Barcelonës, ai shpërtheu në lot gjatë gjithë konferencës. Ai nuk i përmbajti emocionet dhe menjëherë nisi të përlotej sapo doli para gazetarëve për të folur.

Në ato momente, bashkëshortja e tij, Antonela Rocuzzo, i dha Messi-t një pecetë për të fshirë lotët. Por ajo që i ka habitur të gjithë së fundmi, është fakti se kjo pecetë është nxjerrë në ankand.

Lajmin për shitjen e saj e kanë bërë të ditur mediat spanjolle. Shuma fillestare e pecetës është 1 milion dollarë.

Fansi i tij donte që të përfitonte nga shitja e pecetës të cilën futbollisti e la mbi tavolinë.

Personi në fjalë e ka marrë pecetën dhe e ka nxjerrë në shitje për 1 milion dollarë në një nga faqet më të njohura spanjolle.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit