Del në ‘pension’ breshka e çmendur pas seksit, që shpëtoi specien e saj nga zhdukja

Del në ‘pension’ breshka e çmendur pas…

Një breshkë e çmendur pas seksit, e cila ka lënë rreth 800 dhe që është vlerësuar për faktin se ka shpëtuar speciet e saj nga zhdukja, ka dalë në “pension”. Breshka e quajtur Diego u tërhoq nga detyrat në programin e mbarështimit të parkut kombëtar Galapagos në ishullin Santa Cruz, me ministrin e mjedisit të Ekuadorit, Paulo Proano Andrade, që e përshkruan daljen në pension të tij si ‘fundin e një epoke’.

Diego ishte duke u shumuar për të shpëtuar specien nga zhdukja për dekada, por u dërgua për të jetuar pjesën tjetër të ditëve të tij në shtëpinë e tij të lindjes, në ishullin e pabanuar të Española, së bashku me 14 breshka të tjera meshkuj. Kujdestarët e parkut thanë se Diego-s lindi rreth 40 përqind të 2000 breshkave që jetojnë atje. 

Diego është tashmë rreth 102 ose 103 vjeç dhe peshon 80 kg. Shërbimi i parkut beson se Diego u mor nga Galapagos rreth 80 vjet më parë nga një ekspeditë shkencore. Më pas ai u dërgua në kopshtin zoologjik të San Diego në Kaliforni përpara se të transferohej në ishullin Santa Cruz rreth 50 vjet më parë. Aty u vendos në një program mbarështimi me 15 breshka të tjera. Kur u morën për herë të parë, kishte vetëm dy meshkuj dhe 12 femra të specieve të Diego-s, Chelonoidis hoodensis ose breshka gjigante Hood Island, në habitatin e tyre natyror. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit