Del në skenë emri i Gjin Gjonit/ Kim paralajmëron Ramën e Bashën: Do mbani përgjegjësi për kandidatët që propozoni

Del në skenë emri i Gjin Gjonit/…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një paralajmërim ndaj kryetarëve të partive politike.

“Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, shkruan ambasadorja në Twitter.

Reagimi i Yuri Kim erdhi pasi në media qarkulloi lajmi se ish-gjyqtari i dorëhequr nga sistemi i drejtësisë, Gjin Gjoni, ishte propozuar nga baza e Partisë Demokratike si kandidat për deputet.

Burime zyrtare nga PD e mohuan këtë lajm, duke theksuar se me metodologjinë e hartuar për seleksionimin e kandidatëve, është përcaktuar si kriter përjashtues që nuk mund të kandidohet asnjë person i shkarkuar nga vetingu apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit