Del në treg kukulla e parë Barbie me sindromën Down

Del në treg kukulla e parë Barbie…

Prodhuesi i lodrave Mattel ka prezantuar kukullën e parë Barbie me sindromën Down, në një përpjekje për ta bërë gamën e famshme të kukullave më gjithëpërfshirëse.

Në një deklaratë të martën, Mattel tha se kishte punuar me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down në Shtetet e Bashkuara për të bërë kukullën, e cila ka një kornizë më të shkurtër dhe bust më të gjatë se Barbiet e tjera të saj.

“Fytyra e kukullës së re është gjithashtu një formë më e rrumbullakët dhe ka sy në formë bajame, veshë më të vegjël”, tha Mattel.

Kukulla është e veshur me një fustanellë me mëngë të fryra e zbukuruar me flutura dhe lule në të verdhë dhe blu, ngjyra që lidhen me ndërgjegjësimin për sindromën Down.

Qëllimi ynë është t’u mundësojmë të gjithë fëmijëve të shohin veten në Barbie, duke i inkurajuar gjithashtu fëmijët të luajnë me kukulla që ngjajnë me veten”, tha në deklaratë Lisa McKnight, Zëvendës Presidente Ekzekutive dhe Shefja Globale e Barbie & Dolls, Mattel./ Reuters

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit