Del nga burgu shoku i Edi Ramës, GJKKO lë të lirë hajdutin e Shëndetësisë

Del nga burgu shoku i Edi Ramës,…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga qelia mëngjesin e kësaj të premteje, pasi Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Beqaj mbahej në paraburgim që prej korrikut 2024, në kuadër të hetimeve për dosjen “SASPAC”.

Vendimi i GJKKO-së erdhi pasi gjykata vlerësoi se provat e paraqitura nga SPAK nuk ishin të mjaftueshme për vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke i lënë prokurorisë edhe tre muaj kohë për të vijuar hetimet. Beqaj dhe persona të tjerë janë nën hetim për dyshime mbi procedura tenderimi të kryera në kundërshtim me ligjin gjatë periudhës kur ai drejtonte SASPAC-un.

Sipas SPAK, ish-ministri dyshohet se ka favorizuar procedura prokurimi për projekte të EUSAIR gjatë viteve 2022-2023, duke ngritur dyshime për tenderë fiktivë dhe përfitime të paligjshme përmes kompanive të lidhura me skemën. Ndërkohë, një ditë më parë, GJKKO vendosi edhe lirimin e bashkëpunëtorit të tij, Ermal Kurtulaj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit