Del nga koma pas infektimit me Covid-19: lojtari i Montpellier gati të lërë spitalin

Del nga koma pas infektimit me Covid-19:…

Junior Sambia, futbollisti i parë i Ligue 1 pozitiv me Koronavirus e që përfundoi në reanimacion e në koma artificiale të enjten e kaluar, është tani më mirë e do të dalë shpejt nga spitali. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Montpellier. “Më ka telefonuar të martën apo të mërkurën dhe ishte një kënaqësi që i dëgjova zërin – ka shpjeguar Laurent Nicollin për France Bleu Hérault – U trembëm shumë në fillim. Tani është mirë dhe duhet vetëm të pushojë”.

“I falenderoj të gjithë për mesazhet e mbështetjen” ka postuar mesfushori 23 vjecar, natyrisht i lumtur që lufta kundër Covid 19 mori drejtimin e shpresuar. “Jemi të gjithë kaq të lumtur që ti je më mirë. Shpresojmë të të shohim shumë shpejt në fushë”, ka postuar në tëitter Montpellier.

Sambia është infektuar me koronavirus javën e kaluar, përpara se të shtrohej të enjten në spitalin Arnaud de Villeneuve të Montpellier e përkohësisht të futej në koma artificiale për shkak të problemeve respiratore e intestinale. Pas ditësh ankthi, më në fund erdhi lajmi i mirë që të gjithë prisnin.

 

View this post on Instagram

 

Merci à tous pour vos messages de soutien ❤️

A post shared by JR (@bayanho_jr) on

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit