Del nga rruga me motomjet në Fier, 47-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma

Del nga rruga me motomjet në Fier,…

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”, ku drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident është plagosur rëndë E. T., 47 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës së parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e motomjetit nga rruga.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi E. T., 47 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë, 47-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit