Del përgjigjja e testit/ Kadri Veseli pozitiv me COVID

Del përgjigjja e testit/ Kadri Veseli pozitiv…

Një tjetër politikan në Kosovë konfirmohet pozitiv me koronavirus.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka konfirmuar se është infektuar me koronavrirus. Lajmin ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“..pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2,” shkruan Veseli në postimin e tij. Po ashtu, Veseli njofton se është mirë me shëndet dhe se do të qëndrojë në izolim derisa të jetë shëruar plotësisht.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2. Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”, është postimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit