Del përpara gjykatës 31-vjeçari shqiptar që tentoi të grábiste të moshuarin grek

Del përpara gjykatës 31-vjeçari shqiptar që tentoi…

Ka dalë përpara gjykatës 31-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua të premten e kaluar në Lamia, teksa po tentonte të grabiste shitësin e një kioske.

Sipas mediave greke raportohet se i riu qëndroi sot për rreth dy orë në zyrën e Prokurorit dhe hetuesit, ndërkohë që u shty për të premten afati i kërkimit të faljes.

Ai akuzohet për vrasje në tentativë, me qëllim grabitjen, si dhe për shkelje ligjore për armët dhe të huajt.

Ai u paraqit në seancë pa avokat, ndërkohë që pritet që një anëtar i Avokatisë së Lamisë të emërohet.

Shqiptari u arrestua në zonën e Bashkisë Kamenon Vourla, në Agnanti ku edhe qëndronte i fshehur.

/GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit