Del protokolli anti-COVID/ Si do të bëjmë plazh dhe ushqehemi gjatë pushimeve, pishinat dhe restorantet, ndalohet...

Del protokolli anti-COVID/ Si do të bëjmë…

Ministria e Turizmit ka miratuar protokollin e masave anti-COVID-19 që do të jenë në fuqi dhe të detyrueshme për t’u zbatuar për sezonin turistik për shkak të pandemisë.

VENDIMI I PLOTE:

Informimi i masave anti-Covid19 nga sipërmarrjet e aktiviteteve turistike
Çdo sipërmarrje turistike që lejohet të ushtrojë aktivitetin rekomadohet të adaptojë këtë protokoll dhe të afishojë masat respektive në vende qartësisht të dukshme dhe pranë korridoreve të kalimit të njerëzve, mbështetur me materiale të ndryshme promovuese dhe informuese që informojnë mbi masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit Covid19.

Aty ku është e mundur të përdoren materiale promovuese të mirëkoordinuara në nivel kombëtar duke u mbështetur në mënyrë rigoroze dhe të njehsuara me udhëzimet e nxjerra për këtë qëllim nga institucionet qëndrore të Qeverisë Shqiptare.

Materialet promovuese, afishet dhe broshurat rekomandohet të publikohen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, ose edhe në gjuhën e vizitorëve të sipërmarrjes turistike.

Stafi menaxhues i sipërmarrjeve të aktiviteteve turistike duhet ti promovojë dhe rikujtojë këto masa stafeve të brendshme mbështetëse si dhe vizitorëve, mbi baza periodike, në formë dhe mënyrë të qartë, madje edhe kur konsiderohet se janë bërë trajnime dhe janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e infeksionit Covid19.

Vleresimi i zbatimit te masave

Rekomandohet që administratori i sipërmarrjes turistike ose një përson i përcaktuar prej tij, të monitorojë procesin dhe stafin, lidhur me respektimin e masave të higjenës dhe distancës fizike, që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit Covid19.

Trajtimi i Rasteve Simptomatike

Në rast se një person i pranishëm brenda strukturës akomoduese (vizitor, staf, etj.) ka ethe dhe simptoma të një infeksioni respirator (kollë e thatë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje), ai duhet të njoftojë menjëherë administratorin/ ose personin e caktuar prej tij, i cili njofton menjëherë Urgjencën Kombëtare 127 dhe NJVKSH të njësisë vendore që i përket sipërmarrja turistike. Komunikimi duhet të bëhet mundësisht vetëm përmes telefonit.

Masat higjeno sanitare gjatë procesit të rregjistrimit dhe shoqërimit të vizitorëve
Punonjësit e recepsionit duhet të jenë të mirëinformuar në lidhje me masat anti-Covid19, në mënyrë që ata të mund të kryejnë detyrat e tyre të caktuara dhe të parandalojnë përhapjen e mundshme të infeksionit ne strukturen akomoduese.

Recepsioni duhet të ketë në dispozicion numrat e telefonit të autoriteteve shëndetësore, (Urgjencën Kombëtare dhe sherbimin epidemiologjik te NJVKSH përkatese) si dhe të afishojë masat anti-Covid19 në vend të dukshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm për të gjithë.
Stafi i recepsionit duhet të mbajë pastër ambjentin e tyre të punës dhe në fund të çdo ndërrimi turni të pastrojnë me kujdes tryezën dhe pajisjet (për shembull: telefon, tastierë, ekran me prekje, stilolapsa, lapsa etj). Për të lehtësuar performancën dhe efektivitetin e këtij operacioni, është e përshtatshme të hiqen të gjitha sendet jo thelbësore nga sipërfaqja e punës. Ne recepsion duhet te kete solucion dezifektant me perberje alkoli 70-85%.

Rekomandohet që stafi të lajë duart shpesh dhe t’i dezifektojnë me xhel me përbërje alkooli 70-85%.

Rekomandohet që nga sipërmarrja turistike të merren masa për të shmangur mbledhjet e shumë njerëzve në të njëjtin vend, si dhe për të zvogëluar në maksimum kohën e pritjes përgjatë procesit të rregjistrimit. Kur është e mundur, të përdoret sistem elektronik për regjistrimin. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik deri në 2 metër.
Masa të përgjithshme të pastrimit dhe lëvizjes
Rekomandohet pastrim i përsëritur i ambjenteve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit