Del raporti/ Kina ka fshehur provat e epidemisë

Del raporti/ Kina ka fshehur provat e…

Në fazën e parë të përhapjes së koronavirusit, Kina “ka fshehur me dashje apo shkatërruar provat e epidemisë”. Kështu thuhet në një raport të aleancës së inteligjencës “Five Eyes”, ku bëjnë pjesë Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re.

Sipas tyre, kjo sjellje e qeverisë kineze ishte “një sulm ndaj transparencës ndërkombëtare duke u kushtuar jetën dhjetëra mijë njerëzve” dhe që ka vendosur në rrezik vende të shumta.

Dokumenti, i publikuar sot nga “Daily Telegraph”, liston pengesat që Pekini ka vendosur përpara se të ndryshonte plotësisht drejtim më 20 janar: ka fshehur apo shkatërruar prova, fillimisht mohoi transmetimin nga njeriu tek njeriu, heshti apo zhduku mjekë që paralajmëronin për rrezikun real, u mohoi shkencëtarëve të huaj kampionë të virusit dhe në fund bllokoi aksesin e organizatave ndërkombëtare në Wuhan, epiqendër e përhapjes së koronavirusit të ri.

Sipas raportit të inteligjencave të 5 shteteve, “emra të rëndësishëm të laboratorit të virologjisë së qytetit kinez, në të shkuarën kanë punuar apo janë trajnuar në laboratorë të qeverisë australiane, ku kanë kryer kërkime për viruse në lakuriqë nate, duke tentuar që të arrinin si rezultat koronavirusë të pakurueshëm”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit