Del raporti sekret: Shqipëria furnizoi me armë Kongon duke shkelur normat ndërkombëtare

Del raporti sekret: Shqipëria furnizoi me armë…

Një raporti sekret i Këshillin të Sigurimit ka zbuluar rolin e Shqipërisë në furnizimin me armë e pajisje stërvitore të ushtrisë së Kongos pa njoftuar Kombet e Bashkuara, siç kërkohet nga një rezolutë e vitit 2004.

Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Shqipërinë, por edhe vende të tjera, se kanë dërguar armatime në Republikën Demokratike të Kongos.

Ndonëse vendi afrikan nuk është subjekt i sanksioneve dhe embargove, dërgimi i armëve duhet të bëhet duke njoftuar OKB-në, gjë që është anashkaluar nga vendi ynë dhe shtete të tjera si Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, etj.

Raporti i Kombeve të Bashkuara është konfidencial, por u sigurua nga agjencia e lajmeve “AFP” këtë javë.

“Disa nga këto armatime, të destinuara për ushtrinë vendase, kanë përfunduar më pas në duart e grupeve të armatosura”, thuhet në raportin e OKB-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit