Del sot përpara Vetingut prokurorja Elisabeta Imeraj! Pse u zvarrit çështja?

Del sot përpara Vetingut prokurorja Elisabeta Imeraj!…

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta do të përballet këtë të mërkurë në orën 10:00 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me trupë gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Roland Ilia.

Imeraj punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Elisabeta Imeraj ishte ndër personazhet që do ti nënshtrohej ndër të parët procesit të vettingut ndërsa seanca e sotme dëgjimore vjen pas më shumë se dy vjetësh që nga hedhja e shortit. Vonesa u regjistrua pasi ajo kërkoi largimin nga trupa të anëtares Genta Tafa Bungo, pasi në tetor të vitit 2019, Imeraj deklaroi se kishte konflikt interesi.

Sipas prokurores, ajo kishte bërë padi divorci ndaj bashkëshortit, pasi ky i fundit i kishte mbajtur të fshehtë një përplasje verbale dhe fizike me ish-kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit