Del tjetër video/ Përplasja masive e makinave nga urbani i Unazës së Madhe, në Tiranë!

Del tjetër video/ Përplasja masive e makinave…

Një video e re është publikuar në lidhje me aksidentin e shumfishtë që ndodhi në Tiranë, shkaktuar nga një urban i linjës së Unazës së Madhe, në afërsi të Urës së Blloku. 

Sikurse duket nga video, urbani ka ndaluar në semaforin e qendrës dhe pas hapjes së semaforit vazhdon rrugën dhe para se të mbërrijë në semaforin pasardhës përplas mjetin tip “Porsche”, ndërsa ky i fundit përplaset me një sërë makinash të tjera. 

Ndërkohë shihet autobuzi që pas përplasjes futet me një shpejtësi mes makinave, që kishin ndaluar në semafor. Duket se urbani ka qenë me një shpejtësi, ndoshta edhe tej normqve të lejuara për atë zonë të rrugës, për mjetet e transportit publik që shkaktoi aq shumë dëme. 

Në aksidentin që u përfahinë plot 11 mjete mbetë të plagosur 9 qytetarë. Ekspertiza e Prokurorisë, por edhe e specialistëve të Policisë Rrugore, do të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe fajtorët e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit