Del video e plotë/ Urbanit të Unazës nuk iu bllokua rruga, shoferi nuk ndaloi në semafor

Del video e plotë/ Urbanit të Unazës…

Një tjetër video është publikuar nga ku duket më qartë aksidenti i ndodhur në afërsi të Urës së Blloku. Urbani i linjës së Unazës së Madhe, ishte në ecje në korsinë e mesit të rrugës kur u përplas me dy mjete përpara tij. Nga pamjet e reja filmike, duket se makinat janë vënë në radhë në pritje të hapjes së semaforit në kryqëzim, duke frenuar në vend.

Nga pas duket që vjen urbani i cili nuk pozicionohet për të ndaluar në stacion që ndodhej në krahun e tij të djathtë. Shoferi vijon rrugën drejt dhe përballë makinave të ndaluara, ai nuk frenon. Makina e parë e përplasur merr devijim majtas, ndërsa një mjet tjetër tip “Porsche, merr devijimin djathtas me autobusin që shkon drejt mesit, duke u përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”.

Në harkun e 20 sekondave ndodh i gjithë aksidenti që përfshiu rreth 11 mjete dhe plagosi 9 qytetarë. Ekspertiza e Prokurorisë por edhe e specialistëve të Policisë Rrugore, do të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe fajtorët e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit