Del video/ Momenti kur dy trenat përplasen “kokë më kokë”

Del video/ Momenti kur dy trenat përplasen…

Numri i viktimave në Greqi, si pasojë e përplasjes së dy trenave në Tempi ka shkuar në 40. 

Ndërsa kërkimet e autoriteteve vijojnë në vagonat e parë, që kanë marrë shumë dëmtime dhe thuajse askush nuk ka mbijetuar, në mediat greke ka dalë video e momentit të përplasjes. 

Në video shihet një shkëndijë, që bëhet në momentin e përplasjes dhe më pas shpërthejnë flakët. 

Trenat ishin duke udhëtuar në të njëjtën trase. Treni ku udhëtonin 342 pasagjerë u vlerësua se udhëtonte me një shpejtësi prej 150 km/h për plot 25 km, pa e ditur makinisti se një tren maëlrash po u afrohej përballë. 

Shikoni videon këtu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit