
Vrasja e 33-vjeçarit shqiptar nga një biznesmen grek, në ishullin e Mykonos, tronditi banorët vendas. Raportohet se mollë sherri u bë ish e dashura e shqiptarit, e cila së fundmi ishte në një njohje me biznesmenin grek.
Sot mediat greke kanë publikuar videon e bërë vetëm disa ditë para vrasjes brutale, ku shfaqen dy burrat teksa zihen brenda në lokal. Sipas të njëjtave media bëhet e ditur se ata të dy personat në fjalë kishin një histori me njëri-tjetrin dhe se natën e krimit nuk ishte hera e parë që ata ziheshin.
Sipas dërguesit rë videon, i cili nuk ka dashur të identifikohet autori dhe viktima ishin përleshur vazhdimisht në të njëjtin lokal pa marrë asnjë masë drejtuesit e lokalit. Po i njëjti burim bën të ditur se dy personat kishin mosmarrëveshje financiare.
Shikoni videon këtu.