Del videoja e aksidentit, urbani përplasi fillimisht mjetin tip "Porsche"

Del videoja e aksidentit, urbani përplasi fillimisht…

Janë publikuar pamjet e aksidentit të ndodhur në afërsi të Urës së Bllokut në Tiranë. Në video duket momenti kur urbani po i afrohet stacionit për t’u pozicionuar dhe në atë moment ndodh përplasja e parë. Një makinë tip “Porsche” ka hyrë në korsinë përpara urbanit, teksa mjeti i transportit publik ishte në lëvizje.

Drejtuesi i urbanit duket se nuk e ka vënë re lëvizjet e mjetit para tij, duke e përplasur atë në trotuar. Më pas autobuzi ka devijuar në rrugë duke aksidentuar një tjetër mjet, e për të përfunduar tek bagazhi i një ‘Benzi’. Kjo është dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të hënë në kryeqytet.

Në aksident janë përfshirë rreth 11 automjete dhe 9 persona janë dërguar me lëndime në urgjencën e QSUT. Ekspertiza pritet të nxjerr shkaqet dhe faktorët e këtij aksidenti, që fatmirësisht përfundoi pa viktima.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit