Del zbuluar mashtrimi i Ramës për efektshmërinë e vaksinës kineze/ Raporti nga NYT tregon të kundërtën

Del zbuluar mashtrimi i Ramës për efektshmërinë…

Kryeministri Edi Rama, dy ditë më parë foli për efektshmërinë e vaksinës kineze duke thënë se Sinovac renditej e para për efektshërinë nga një artikull i New York Times.

Por kjo rezultoi se ishte një ‘fake news’ sepse New York Times nuk e ka publikuar një artikull të tillë ku vaksina kineze të renditej e para në efektshmëri. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy ditë nga gënjeshtra e dhënë publikisht, Rama ende nuk ka pasur një reagim, ku të kërkojë ndjesë për atë që ndodhi.

Në fakt New York Times ka publikuar një artikull së fundmi ku vë në dukje ankesat e bëra nga Turqia apo Brazili lidhur me shpërndarjen dhe efektivitetin e vaksinës kineze.

”Zyrtarët në Brazil dhe Turqi janë ankuar se kompanitë kineze kanë qenë të ngadaltë në dërgimin e dozave dhe përbërësve. Zbulimet rreth vaksinave kineze kanë qenë të ngadalta dhe me njolla. Disa njoftime që kanë dalë poshtë sugjerojnë që vaksinat e Kinës, megjithëse konsiderohen efektive, nuk mund të ndalojnë virusin, si dhe ato të zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna, prodhuesit e ilaçeve amerikane.”- thuhet në artikullin e New York Times

Në lidhje me këtë artikull ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha me një postim në rrjetin social facebook ku ka akuzuar kryeministrin Rama se ka dhënë një ‘fake news’ lidhur me publikimin e artikullit nga Neë York Times për efektivitetin e lartë të vaksinës kineze sinovac kur në fakt ka qenë e kundërta.

“Në raportin e publikuar nga New York Times thuhet se efikasiteti i vaksinës kinëze mezi i kalon 50 përqind dhe se një fije floku e ndan atë nga ndalimi i përdorimit”- shkruan Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit