Delegacioni i BE sjell online 18 artistë të huaj

Delegacioni i BE sjell online 18 artistë…

Nga data 4 deri më 10 maj është java e Europës dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë ka organizuar një javë plot me aktivitete.

Të gjitha aktivitete do të zhvillohen online si pasojë e situatës së Covid-19.

Ambasadori Luigi Soreca tha, në një deklaratë, se muajt e fundit nuk kanë qënë të lehtë për Shqipërinë, duke theksuar tërmetin e 26 nëntorit dhe pandeminë.

Pavarësisht kësaj, Soreca tha se ka pasur një shfaqje soilidariteti, forcimi dhe qëndrese ndërmjet shqiptarëve, Shqipërisë dhe Evropës, përfshirë vendimin e BE-së për të hapur bisedimet në mars.

“Java e Europës 2020 feston bashkimin. Me bashkëpunimin e 18 artistëve nga vendet evropiane dhe Shqipëria, ne duam të nderojmë, më të mirën e asaj që nxorri kjo situatë nga njerëzit dhe të ofrojmë mbështetje dhe argëtim”, tha Soreca.

Të gjitha aktivitetet mund të shihen online në faqen zyrtare të BE-së në Facebook.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit