'Delet si Musa Ulqini, e hanë lëpirësen për test', Avokati Goxhaj tregon se si manipulohen njerëzit nga...

‘Delet si Musa Ulqini, e hanë lëpirësen…

I njohur për qëndrimet e tij kundër skenarit të Qeverisë “Rama” për falimentimin e vendit, Avokati i njohur Altin Goxha, Përfaqësuesi ligjor i “Lëvisjes për Shqipërinë”, ka sjellë një tjetër të vërtetë të “hidhur”.

Nga bregdeti i Durrësit për të cilin thotë se është bosh, avokati Altin Goxhaj ka folur me skype për “Fax News” si çdo të dielë, nga ku tha, se kështu është gjithë Shqipëria.

Goxhaj ka përmendur edhe një video që është bërë virale në rrjetet sociale por edhe në media, të deputetit socialist, Musa Ulqinit, të cilit i’u bë një kamera e fshehtë duke e manipuluar se, ishte urdhër nga partia për të bërë testin “Covid”.

Goxhaj tha se, deputeti në fjalë është “dele” sikurse shumë ligjvënës të tjerë, që nuk i thyejnë urdhrat teksa ka treguar se, edhe atij personalisht i ishte kërkuar nga Ismet Drishti, të bënte testin duke rrëfyer edhe përgjigjen që i ka dhënë.

Ja statusi i Avokatit Altin Goxhaj nw rrjetet sociale:

“Është një rrënim total, tani kemi edhe mbylljen e kufijve, një dështim total për të paguar edhe borxhet jo për të fituar. Kjo është situatë e menaxhimit të qeverisë.

Ne kemi një numër të madh të administratës publike, të personelit shëndetësor të infektuar. Kemi edhe rastin e vëllezërve Budina të cilët i zbuloi qeveria.

Teza e shpikjes së shifrës së pandemisë, e vërteta ishte se këta e kishin kollaj që në administratën publike të gjenin asimptomatikë, e them me shumë theksim se asimptomatikët është shumë e vështirë ti gjejnë, këta i gjetën. Sekreti qëndron se në të vërtetë këta kanë sajuar shifra që i ngrenë dhe i ulin shifrat sipas planeve.

Në vend që të ulin shifrat për turizmin, këta i shtojnë. Ai si dele që është shkoi dhe bëri testin me lëpirëse, u nis në mes të vapës, me orë të tëra, kujtoi se lëpirësja ishte testi i koronavirusit, si dele, sikurse janë të gjithë aty që binden si Ramës si Lulit.

Më mori edhe mua Ismet Drishti, më tha se, jam i ISHP, më gënjeu, por ju përgjigja se nëse guxon të më afrohesh të vras, po mu afrove të vras.

Kjo ishte pikërisht ajo që bënë me vëllezërit Budina, ku merret kjo e drejtë, mos i lejoni mjekët t’ju afrohen. Njerëzit janë të gjithë si dele, janë si Musa Ulqini, u jep çupa-çupa, e marrin lëpirësen si test.

Deputeti dele i PS-së siç janë qindra-mijëra dele në Shqipëri që besojnë tek një pandemi që është luftë globale dhe lokale në Shqipëri për të shpopulluar Shqipërinë. Sa të rijnë urtë, shqiptarët kështu do ta hanë.

Në 2018 kur John Bolton u pyet nga Sokol Balla se çfarë mendonte për Sorosin, ai bëri një deklaratë sikur të ishte Edi Rama apo Lulzim Basha.

Ai tha: ‘Mos u merrni me teori konspiracioni’. Ne kemi zbërthyer gjithë planin e Sorosit për të copëtuar Kosovën. Në vitin 2019 Bolton e humbi fuqinë dhe u caktua Grenelli të merrej me Kosovën, këtij ju desh kohë të merrte situatën në dorë, ku plani i tij nuk shënonte në asnjë rast ndarjen e Kosovës, duke treguar se plani i tij është vetëm ekonomik.

Është një ofertë që nuk mund të refuzohet nga Serbia pas urrejtjes që kanë mes tyre. Gjatë 10 viteve të fundit, me Obamën roli i Amerikës erdhi duke u dobësuar ndërsa Rusia dhe Kina u forcuan, nga kjo edhe fushata e Serbisë për ç’njohjet e Kosovës u shtua”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit